Pinknews
Efi përleshet pas spektaklit me Kiarën
Ndonëse u duk se mes tyre nuk do të kishte më përplasje, mesa duket miqësia e Efit dhe Kiarës është prishur përfundimisht. Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, vajzat kanë debatuar me njëra-tjetrën në tualet.
Shkak u bë përplasja e mëparshme e Efit me Luizin. Kiara mendon se Efi ja hedh të gjithë inatin që ka me këngëtarin edhe pse vajzat kanë qenë mikesha para se ish-konkurrentja e “Për’puthen” të miqësohej me Luizin.
Pas debatit, Kiara e cila u pa në gjendje të rënduar emocionale, ka shpërthyer në Lot ndërsa Luizi i shkoi pranë për ta qetësuar.
Pjesë nga debati:
Efi: Të tolerova njëherë nuk ta fal më Kiara
Kiara: Më vjen shumë keq që gjithë nervin e Luizit ma nxjerr mua
Kiara: E di që për mua nuk të rruhet më fare, Luizit vazhdon dhe i flet se ke interes
Efi: Para se të futeshim më the që ‘kam besim te ty’. Paça këtë ditë Ramazani ma ke thënë.
Kiara: Mos më vër në gojë fjalë që nuk ti kam thënë, për kokë të atij Rajani që e kam gjënë më të shtrenjtë timen. Erdhe dhe doje që të na fusje spica. Më hodhe poshtë me debatin e parë që kemi bërë
Efi: Ju kam hedhur poshtë të dyve.
Kiara: Unë ty stë kam bërë asnjë gjë. Finalen merre që ta gëzosh, e meriton për lojën që bën
Efi: Paçim Kiara, vazhdoni jeni në rregull që të dy