Connect with us

Pinknews

Efi shpërthen ndaj Kiarës, i del në krah Luizit

Pas situatës së krijuar në Big Brother Vip Albania, të krijuar nga veprimet e Luizit ndaj Kiarës, ka reaguar edhe Efi.

Përmes rrjetit social Instagram, Efi ka ka arsyetuar veprimet e Luizit, duke thënë se ai nuk kishte pse ta lejonte Kiarën të fitojë lojën.

Tutje, ajo tha se Luizi vazhdimisht akuzohet për dhunë psikologjike dhe për trajtim jo të mirë.

Ajo tha se është e palogjikshme ta lejojë Kiarën të fitojë përderisa ajo ishte në një skuadër tjetër.

E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja.

Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.

Ndryshe, Kiara është ndjerë keq nga veprimet e Luizit gjatë lojës së vajzave.

Advertisement