Connect with us

Sport

Egnatia ndalet në barazim me Partizanin, në ditën e përkujtimit të Dwamena-s

Dueli mes Egnatias dhe Partizanit i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores është mbyllur në barazimin 1-1.

Një ndeshje mjaft emocionuese dhe me plot raste. Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ nga Malota dhe në të 13′ Bintsuka riktheu baraspeshën.

Pavarësisht tentativave të shumta për të shënuar golin e fitores asnjëra prej skuadrave nuk ja doli. Në fund Partizani e mbyll me 9 lojtarë për shkak të dëmtimit të Bytyçit në gjurin e majtë dhe të Prekës në shpatull.

Pas këtij barazimi Egnatia mbetet në vendin e parë me 27 pikë dhe Partizani në vendin e dytë me 27 pikë, por me një ndeshje më pak.

Advertisement