Politike
EKSKLUZIVE/ Dashnor Sula zbulon propozimin: Jo më deputet ‘kartonësh’, kontrroll ministrive
Deputetë dhe grup ekspertësh për të monitoruar punën e ministrive, këtë propozim e ka zbuluar deputeti Dashnor Sula në emisionin “Pa Filtra” të gazetarit Artur Nura.
Sula u shpreh se nuk duhet të ngelin në akuza politike .
Deputeti i PD-së specifikoi edhe njëherë rolin që duhet te ketë opozita duke theksuar se bashkimi është i nevojshëm dhe se nëse ne do të ketë ende debate për problemin e non-gratës së Berishës, pushteti do të vazhdojë të qëndrojë në duart e Ramës.
I pyetur nga gazetari Artur Nura nëse opozita do te ishte gati te përballonte zgjedhjet e parakoheshme, Sula u shpreh se këto te fundit nuk do te ishin një zgjidhje.