Connect with us

Bota

Ekspertët zbulojnë se kur është koha për të blerë bileta të lira avioni

Disa nuk kanë pasur kohë as të shkojnë në det dhe të freskohen nga vapa që theu të gjitha rekordet këtë verë dhe tashmë ka ardhur koha të mendojnë për blerjen e biletave të avionit për pushimet dimërore. Ekspertët thonë se mos mendoni shumë gjatë.Pas ndalimit për shkak të pandemisë së koronavirusit, trafiku ajror është rikthyer në ritëm të plotë dhe ekspertët presin që ai të vazhdojë edhe gjatë sezonit të festave të dimrit.Shifrat janë në të njëjtin nivel, nëse jo më të lartë, se në vitin para pandemisë 2019.

Ekspertët thonë se fundi i korrikut është momenti i duhur për të nisur planifikimin e udhëtimeve të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, por jo blerjen e biletave.Pandemia ka çuar në një tendencë të re, udhëtarët kanë filluar të planifikojnë udhëtimet e tyre në minutën e fundit dhe shpesh biletat blihen pak para udhëtimit, prandaj mund të mungojnë shumë përfitime dhe zbritje të ofruara nga kompanitë gjatë vitit.

Sipas ekonomistëve, koha më e mirë për të blerë bileta ajrore të lira është java e dytë e shtatorit.Jeff Klee, CEO i CheapAir.com, thotë se rregulli universal është të rezervoni bileta rreth 70 ditë përpara ditës së udhëtimit.Një tjetër ekspert shprehet se sekreti për të blerë një biletë ajrore të lirë është të rezervoni gjithmonë sezonin e kundërt.

“Mendoni si të blini një pallto dimërore. Kur janë në shitje? Gjate verës. Kur dalin në shitje rrobat e banjës? Në dimër… Është e njëjta gjë me udhëtimet”, tha Klee.Edhe çmimet për disa fluturime do të dyfishohen në muajt e ardhshëm, paralajmërojnë ata.

Advertisement