Rajon
Eksperti amerikan godet fort Vuçiç: Si po tenton ri-eskalimin e situatës në veri, të ndërhyjë KFOR-i
Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçic, se po planifikon të shfrytëzojë çdo mundësi për të përshkallëzuar konfliktin me Kosovën.
“Nuk kam nevojë për paralajmërimet e Albinit për të dëgjuar qartë se presidenti Vuçiç po planifikon të shfrytëzojë çdo mundësi që shfaqet për të përshkallëzuar konfliktin. Vuçiq i ka inkurajuar serbët të imagjinojnë se mund të dërgojnë ushtrinë e tyre në Kosovë për të “mbrojtur” serbët atje”, ka deklaruar Serwer
Sipas profesorit amerikan, tensionet në veri mund të de-përshkallëzohen vetëm me menaxhim të mençur të situates.
“Vetëm me menaxhim të mençur të situatës dhe duke përfituar nga mundësitë për të de-përshkallëzuar. Është gjithashtu jetike që KFOR-i të jetë i gatshëm të ndërhyjë për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës”, ka theksuar Serwer