Connect with us

Kosova

Eksperti amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi vetëm me ndërmjetësimin e këtij shteti

Eksperti amerikan i politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh drejtor i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, është pyetur për qëndrimin e tij lidhur me qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka dhënë një përgjigje indirekte duke vënë në pah marrëdhëniet Kosovë-ShBA.

Philips tha se Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara dhe se nevojiten masa të jashtëzakonshme për ta ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë.

“Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Nevojiten masa të jashtëzakonshme për të ruajtur këtë marrëdhënie të veçantë dhe për të avancuar bashkëpunimin në çdo çështje” – ka thënë David Phillips.

Gjithashtu duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Phillips konsideron se ajo mund të arrihet vetëm me ndërmjetësimin e plotë të ShBA-së.

Advertisement