Connect with us

Kosova

Eksperti amerikan zbardh prapaskenat: Kështu mund të përfundojë konflikti Kosovë-Serbi

Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben Meir duke folur mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësinë e përfundimit të negociatave me njohje reciproke, përmendi deklaratën e ambasadorit amerikan ne Prishtine, Hovenier I cili pati deklaruar se “Përfundimi i procesit te dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohje mes dy vendeve, sepse çdo gjë më pak se kjo nuk përmbush vizionin që SHBA ka për një Evrope te lirë, te begatë dhe paqësore”.

Sipas Ben-Meir refuzimi i njohjes së Kosovës bie ndesh me interesin Vuçicit për anëtarësim në BE, teksa ky I fundit dëshiron të mbajë lidhje të forta me Rusinë.

“Çfarë do të duhej bërë për ta bindur Vuçicin të ndryshonte qëndrimin e tij, duke qenë se ai e di mirë se sovraniteti i Kosovës është i pakthyeshëm? Vuçic gjithashtu e di se anëtarësimi i mundshëm i Serbisë në BE, të cilin ai e kërkon, do të jetë i pamundur nëse Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra-tjetrën. Refuzimi i njohjes së Kosovës bie ndesh me interesin e tij për anëtarësim në BE. Vuçic dëshiron të mbajë lidhje të forta me Rusine, në pritje të sigurimit të lëshimeve të mëdha nga Kosova dhe mungesës së presionit të përbashkët nga BE” – deklaroi profesori amerikan.

Në vazhdim, ai gjithashtu bëri disa komente edhe për planin franko-gjerman, dhe sipas tij ky i fundit përmban të gjitha elementet që dërgojnë drejt një marrëveshje me njohje të ndërsjellë.

Mirëpo, sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk po bëjnë lëvizje të rëndësishme për zbatimin e planit të prezantuar ngja gjermanët dhe francezët.

Ben-Meir potencoi rolin e Asociacionit në bisedimet në Bruksel, dhe tha se refuzimi për ta themeluar atë, acaroi raportet Kurti-BE.

“Si rezultat, BE-ja vendosi sanksione, duke përfshirë ndalimin e disa takimeve të nivelit të lartë ndërmjet zyrtarëve të BE-së dhe kosovarëve, ndalimin e projekteve të BE-së dhe frenimin e rrjedhave të financimit për Kosovën” –  shpjegoi Alon Ben Meir, I cili me theks te vecante kërkoi që: – “Meqenëse plani franko-gjerman kërkon që të dyja palët të marrin masa të barabarta për të çuar përpara njohjen reciproke dhe procesin e integrimit në BE, ndërmjetësuesve të BE-së do t’u duhet të krijojnë stimuj për palën që demonstron vullnet, gatishmëri dhe aftësi për të vepruar sipas planit. që u bën thirrje të dyja palëve të marrin masa në shumë fusha.

“Albin Kurti nuk ka treguar në të kaluarën një nivel të larte bashkëpunimi dhe përfundoi duke e tjetërsuar BE-në deri në atë pikë sa e pa Kosoven te sanksionuar. Ky është një mësim që Kurti duhet ta ketë parasysh, veçanërisht në këtë moment kur një ndërmjetës i ri i BE-së do te caktohet për të lehtësuar njohjen reciproke ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” – potencoi profesori Alon Ben Meir

Advertisement