Connect with us

Rajon

Eksperti kroat i sigurisë i bie kambanave/ Serbia dhe Rusia po destabilizojnë fuqishëm Kosovën

Rusia, Serbia dhe instrumentet e tyre të veprimit menaxhojnë procese të shumta si në skenën politike ashtu edhe në atë shoqërore, kryesisht në Serbi – tha Gordan Akrap, ekspert i sigurisë nga Instituti për Hulumtimin e Konflikteve Hibride në Zagreb, në një intervistë për The Geopost.

“E shohim qartë se si Serbia dhe rusët po përpiqen të destabilizojnë fuqishëm Kosovën, ia dolën të destabilizojnë Malin e Zi, dhe kur flasim për dëmet e këtij ndikimi, ne e dimë se anëtarësimi praktik dhe pranimi i Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në aleancën e NATO-s arriti të parandalojë dukshëm përzierjen në punët e tyre të brendshme” – theksoi Akrap

Ai mendon se është parë në disa shembuj se duke angazhuar kapacitetet e veta dhe ato serbe, Rusia u përpoq të largonte vëmendjen e Perëndimit nga gjithçka që po bën në agresionin e saj brutal kundër Ukrainës në raport me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e komplikuar më tej dhe duke e vështirësuar situatën në to.

Akrap thotë se është e rrezikshme për vetë Serbinë sepse po përpiqet të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë, por thjesht nuk funksionon.

“Ne e dimë se çfarë ndodhi me Maqedoninë e Veriut, ne e dimë se Mali i Zi u detyrua t’i kërkojë BE-së ndihmë financiare për të zgjidhur borxhin kinez dhe e dimë se Serbia, nuk mund të marrë më para në tregun ndërkombëtar, dhe u përpoq t’i marrë ato para nga Kina. Nga ana tjetër, Serbia, e cila po përpiqet të ushtrojë ndikimin e saj të fortë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, po përpiqet të pajtohet me Erdoganin se si të kontrollojë disa procese në Bosnje-Hercegovinë dhe të imponojë procese dhe opinione të caktuara dhe të destabilizojë më tej Rajonin” – deklaroi eksperti i sigurisë

Advertisement