Connect with us

Kosova

Eksperti nga Brukseli: Tani është momenti i njohjeve të reja për Kosovën

Eksperti politik Toby Vogel nga Këshilli për Politikë dhe Demokraci, ka thënë se tani është një moment i shkëlqyer që pesë vendet e Bashkimit Europian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën shtet, ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai në një postim në rrjetin social “X”, ka shkruar se Unioni duhet të heq gjithashtu edhe masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat u vendosën vitin e kaluar.

“Përkujtim periodik, se tani do të ishte një moment i shkëlqyer për Spanjën, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe ndoshta edhe Qipron që ta njohin Kosovën. Gjithashtu, që BE-ja të revokojë masat e saj të pajustifikuara dhe disproporcionale ndaj Kosovës” – ka shkruar Vogel

Advertisement