Connect with us

Rajon

Eksperti serb çmonton Daçiç Ja çfarë kërkon Brukseli nga Serbia

Përkundër deklaratës së ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiç, eksperti serb i politikës së jashtme, Mirosllav Stojanoviç ka deklaruar se Brukseli i ka bërë të qartë Serbisë se nuk mund të mbetet e vetme në mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe që të mos e zvarritë dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Sipas tij, “çështja kyçe” në marrëdhëniet ndërmjet Prishtinë – Beograd është çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa të cilën, sipas fjalëve të tij, “nuk ka vazhdim të dialogut”.

“Ka shumë skenarë të ndryshëm në qarkullim se si duhet të jetë përmbajtja e Asociacionit, formalisht, në thelb ose në përmbajtje” –  ka thënë Stojanoviç duke shtuar se qëndrimi i Beogradit mbetet i njëjtë dhe se ai “duhet të korrespondojë me ato marrëveshje që tashmë janë dakorduar dy herë në Bruksel, në vitet  2013 dhe 2015”.

Advertisement