Connect with us

Kosova

Ekspertja amerikane kritikon SHBA: Dobësia trimëron diktatorët

Ivana Stradner, bashkëpunëtore kërkimore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç thotë ajo, tolerimin që Uashingtoni po i bënë Rusisë dhe Serbisë.

“Moska dhe Beogradi po e luajnë Uashingtonin si fyell. Putin dhe Vuçiç po qeshin me SHBA-të sepse e dine se SHBA nuk do të ngrejë as gishtin e vogël” –u shpreh Stradner. Sipas saj në ditët në vijim mund të ketë më shumë testime të NATO-s në Ballkan.

“Dobësia trimëron diktatorët”, ka shkruar ajo në platformën sociale, X.

Nga ana tjeter, dje Këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet, ka bërë të ditur se ka zhvilluar biseda telefonike ndarazi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për situatën në Veri të Kosovës.

Në dy postime të ndara në platformën sociale, X, diplomati amerikan, ka bërë të ditur se me kryeministrin Kurti në telefon ka diskutuar për sulmin e neveritshëm të bandave terroriste në Kosovë ku mbeti i vrarë një pjesëtarë i Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër, Chollet, ka bërë të ditur se në bisedën telefonike me Vuçiç-in ka kërkuar nga ky i fundit de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës në Veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet.

Advertisement