Connect with us

Kronike

Eksploziv zyrës noteriale në Tiranë, arrestohen 3 autorët, në kërkim 2 të tjerë/ EMRAT

Policia ka zbardhur sulmi me eksploziv që iu bë një zyrë noteriale në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në Tiranë, pak ditë më parë.

Në pranga u vunë 3 autorët e sulmit, Rald Zefi, Krado Katana dhe Eno Flamuraj. Ndërkohë u shpallën në kërkim dy shtetas të tjerë.

Këta shtetas, pas vendosën lëndën plasëse në zyrën noteriale, kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Ka dyshime se personat në fjalë ishin paguar për të kryer këtë akt kriminal, ndërsa dyshohen dhe për një tjetër vënie eksplozivi në një lokal në rrugën “Prokop Mima”.

“Më datë 04.02.2024, nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 2, u finalizua operacioni policor i koduar “POROSIA”, në kuadër të të cilit u dokumentua me prova ligjore ngjarja e ndodhur më datë 30.01.2024, në një zyrë noteriale në rrugën “Perlat rexhepi”, ku ka shpërthyer lëndë plasëse.

Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit:

1. Real Zefi, 33 vjeç, banues në Shkodër;
2. Korrado Katana, 33 vjeç, banues në Durrës;
3. Eno Flamuraj, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu u shpallën ne kërkim 2 shtetas.

Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 30.01.2024, kanë vendosur sasi lënde plasëse në një zyrë noteriale dhe pas ngjarjes, autorët kanë lëvizur me motomjetin e shtetasit Eno Flamuraj. Më pas, motomjetin e kanë braktisur në liqenin e Farkës dhe pas kësaj janë larguar me automjetin tip “Audi”, të shtetasit Korrado Katana.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 05.10.2023, në rrugën “Prokop Mima”, ku në lokalin e shtetases Sh. Gj., është vendosur një sasi lënde eksplozive.

Nga veprimet hetimore të deritanishme ka rezultuar se këta shtetas e kanë vendosur lëndën eksplozive, kundrejt pagesës.”- njofton policia.

Vazhdon puna hetimore dhe gjurmuese për zbulimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të porositësve.

Advertisement