Shkrime
Ekspozitë detajesh nga java politike që po lëmë pas
Nga Agron Gjekmarkaj
E gjelbert dhe bukolike qe kjo javë! E ëmbel , ngarkuar me sherbet u shfaq ajo. Në Tiranë u mbajt një konferencë per turizmin. Delegacionet nga kazatë dhe kasabatë erdhen derven derven , në vend të fjalve gota dhe enë. Fjalen kryesore e mbajti Babo i sapo kthyer nga udhetimi në panairin e veres në Verona.
Atje kishte hequr ca gllenka të mira ndaj ishte në humor të ndezur. Shakatë e tij shkulen se qeshuri Tezen. Koka e saj valvitej si flamuri i rrahur nga suferina. Sytë e saj shkelqenin nga pjalmi dhe lezeti i momentit.
Hallakataj sa andej ketej si varke pa timonier në detin e lumturisë tek Babo kujtoi Karl Marksin që do ti rruhej mjekrra paq po të vinte në Rinas pergjatë viteve 70. Hukama e Tezes ishte himni i atij takimi.Edhe Margeriti po e perjetonte çastin me nderet qe meritonte ! Në harten e pergjithshme të lumturise buzeqeshja e saj vezullonte e permbajtur por thellesisht e konsoliduar e burimore. Bela qeshi me spontanitet e tonalitet. Menjehere u be serioze dhe rrotulloi koken per t’ju kujtuar që shakaja me kripe dhe kripa me karar nepermjet një shikimi si thike. Ajo di parimin kuranor “mallkuar qofte e teperta” se Babo bezdiset.
Evis Kushi pesoi dy tre dritherima. Ulsiu psheretiu si foka dikur në Tale. Nikoqiri Niko uli koken qe shikimi të mos i thyhej si veze. Më i ndershmi aty shfaqej Arben Pellumbi.
Ai degjonte Babon me vemendje,admirim dhe ëmbelsi. Nuk i lejonte vetes që atë ndjesi ta transformonte në kaos zanor. Sintonia me idetë i jepte perqendrim e reflektim, qyfyret e gezonin se brendshmi pa e hargalisur se jashtmi. Krifca po ashtu e kthyer nga Verona ku vera shqiptare u derdh lumë në panair larg blegerimave të dhive e deleve qe aq ja kendellin mendimet e shfaqte nderimin me heshtje. Gjylameti e cila bleron nga ngjyrat pranverore mes jeshiles së natyres dhe ylberit të fantazisë tek shakatë e Babos sheh persepektiven e një endrre pas 14 Majit. Elisa çuditshem u pa në Maqedoni ku do behej një xhade e re tek jepte bekimin e saj “urbi et torbi” që mbrothesia të pushtojë atë anë të Ballkanit.
Me i qarti nga të gjithë shfaqet Çyrbja me slloganin e tij ” pune jo llafe”. Del Babo me cfurk, menjehere Çyrbja merr lopaten dhe i hyn zabelit. Ai nuk shkon te duket rri atje që të bej terbiet siç i ka hije ate nahi që Babo i ka besuar here me nje gote raki ne dore, here mes valltarve, diku me muratoret e me pas me barinjet e arratisur nga Akademia.
Kendej nga Opozita pas lajmit që Baba Lul do të kthehet të marrë vulen ka një hare që shperrthen nga poret. Video ku ai u shfaq duke e shkaterruar një byrek u mor si sihariq që simbolizon forcen dhe mbledhjen e energjive. Kur ai te kthehet pret ti thone “Qe Baba Vulen” dhe ai ta vertisë me forcen që e karakterizon. Kur ai te kthehet do ti dalë perpara në Peqin Dash Sula si mareshalli Nei per të ndalur Napoleonin por nuk dihet në do mbeshtese koken në gjoksin e tij duke u konvertuar apo flake do ti japë barotit?! Gaz Bardhi me Saimir Koreshin po rrine me pushke per faqe pa e ndare mendjen nga do shtien. Jorida behet muzg dhe nata e mundon me dilemat e veta në pritje të agimeve të reja.
Kryezevendes Lideri Muli po merret me gjera të medha dhe me ka munguar qamet darovitja e tij aterore. Po kaq zemerimi i Albanes po ma bën tē zymtë e të pashpresë këtë stinë të revolucionit. Majlinda Bregu u pa në parlament nuk dihet sa u gezuan po sa u merziten po. Salianji ka filluar fushaten në Kavaje. Ai nuk do të humbasë çastin kur Baba Lul do të kalojë asaj ane në turravrapin per tu kthyer. Me llafet lume e miresinë perrua aty do jete për tja bërë rrugen sapun. Unë pa foltore e pa vulë kam hapur një dyqan ku mbledh deshmi në menyrë që Kronika të konsolidojë serioziten e saj në rritje!
Ekspozitë detajesh nga java politike që po lëmë pas!