Connect with us

Rajon

Ekstradim i Radojçiçit në Kosovë? Vuçiç: Nuk do të ndodhë, është aleati im

“Po talleni me mua, apo çfarë? Unë nuk mund ta ekstradoj Milan Radojçiçin në Prishtinë, sepse ne nuk e njohim Kosovën”, tha presidenti i Serbisë, në një intervistë për Sky News.

Teksa ka prezantuar detaje të reja nga dëshmia e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Vuçiç, ndër të tjera u shpreh se Millan Radojçiç, nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

I pyetur për pretendimet e Prishtinës se Beogradi ka organizuar sulmin në Banjskë, presidenti i Serbisë tha se është gjithmonë më e lehtë të akuzosh Beogradin.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiç tha se ai nuk mund t’i quajë sulmuesit terroristë, edhe pse tha se dënon vrasjen e policit kosovar.

Vuçiç tha se dislokimi i ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën nuk ishte një faktor destabilizues në Kosovë.

“Ushtria u dislokua sepse situata në Kosovë ishte e vështirë. Këtë gjë bëjnë ushtritë në mbarë botën, por pa qëllim për të sulmuar dikë”, tha Vuçiç.

Lideri serb tha se vitin e kaluar, Serbia ka vendosur 14.000 ushtarë afër kufirit.

Advertisement