Connect with us

Politike

Ekzekutimi i Ardian Nikulajt/ Deklarata e Palokës: Vrasja ka qëllim politik

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se vrasja që ndodhi ditën e sotme në zonën e “Ranës së Hedhun”, ka prapaskenë politike. Për mediat, ai u shpreh se Ardian Nikulaj, në këto zgjedhje ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Pashk Gjoni.

Mendoj se vrasja ka qëllim poliitk. Në këto zgjedhje ai ka qenë mbështetës i kandidatit të koalicionit “Bashë Fitojmë” megjithatë nuk dua të flas më tepër sepse duhet të kem informacion”, tha Paloka.

Çfarë ndodhi sot?

Persona ende të pa identifikuar ekzekutuan ditën e sotme me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulajn, 51 vjeç. Ai po qëndronte në një lokal në pronësi të tij në zonën e shëtitores, në hyrje të Shëngjinit, kur u ekzekutua nga persona ende të panjohur.

Autorët dyshohet se ishin dy dhe po lëviznin me motor, kur zbrazën breshëri plumbash ndaj 51-vjeçarit. Nikulaj ka disa hotele në zonën e Shëngjinit dhe Ranës së Hedhun dhe se është një emër i njohur në zonë.

Nikulaj po ashtu rezulton se në 2021 ka qenë kandidat për deputet në radhët e PSD. Ai ka qenë kandidati numër 1 në listën e Partisë Social Demokrate ku ka marrë 97 vota. Në formularin e dekriminalizimit që ka dërguar në KQZ asokohe, Nikulaj ka pohuar se është dënuar me 4 muaj më 24 Nëntor të vitit 2003 ndërsa 3 vite më vonë, më 1 Dhjetor 2006, me gjobë.

Advertisement