Bota
Ekzekutimi i liderit të Hamasit/ Eksperti: Irani nuk ka kapacitet për një luftë SHBA-Izrael
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi ka analizuar situatën më të fundit në Lindjen e Mesme pas neutralizimit të liderëve politik dhe ushtarak të Hamasit.
I ftuar në një studio televizive, Krisafi tha se , eliminimi i liderit politik Ismail Haniyeh si dhe komandanti i krahut ushtarak të Hamasit Mohammed Deif janë humbje të mëdha për organizatën terroriste të Hamasit, gjë që sipas tij, do I duhet një kohë e gjatë e zëvendësimit të tyre.
“Para se të ndodhte masakra në Lindjen e Mesme në 7 Tetor të 2023 nuk e njihte askush kush se kush ishte krahu ushtarak në Gaza por të gjithë e njihnin lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh sepse ai ishte fytyra e Hamasit. Ai mbante kontaktet me aleatët e Hamasit sikurse ishin Irani, Katari apo dhe Turqia deri diku”.
Ai kishte më shumë se sa një dekadë në krye të Hamasit duke ndërtuar këtë strukturë që ne shohim sot.
“Nuk ka qenë ky Hamas që është sot, nuk ka pasur kaq shumë fonde, ka shumë aleanca nga vendet e rajonit apo të ishte i fuqishëm për të marr përsipër për të bërë sulmin që ndodhi Izraelit por ishte drejtimi i tij që ka bërë sot këtë Hamas që shohim sot.”
Kjo ishte një goditje shumë e rëndë për organizatën tha Krisafi, dhe për një kohë të gjatë do e ketë shumë të vështirë për të pasur një zëvendësues.
Vitet e fundit kishte ndërtuar dhe një marrëdhënien të veçantë me aleatët e vetë për shkak të staturës së tij sepse ne vetvete Hamasi është një grup terrorist , i vogël në raport me shtetet e Lindjes së Mesme. Ndaj vrasja e tij është një goditje e madhe ndaj Hamasit.
Situatë fundit të ndodhura në Lindjen e Mesme po krijon kushtet e një lufte të tërthortë ndërmjet Izraelit dhe Iranit.
“Vrasja e Ismail Haniyeh për Izraelin ishte një sukses shumë i madh ku vlerësohet si një nga operacionet e jashtëzakonshme që ka bërë Izraeli disa herë gjatë historisë së tyre. Duke treguar se askush dhe askund nuk mund të fshihesh për Izraelin, raketat që bënë të mundur goditjen e tij nuk janë kapur nga sistemet iraniane”
Imagjinoni tha eksperti, se si mund të jetë një luftë më e gjerë e Izraelit me këtë mënyrë të lëshimit të raketave dhe pamundësinë për tu kapur nga sistemi kundër ajror iranian.
Sipas tij, kjo nuk mund të çojë në një luftë të madhe rajonale sepse sikurse tha ai- ka disa arsye që nuk mund të ketë një luftë të gjerë.
“Irani nuk e ka kapacitetin dhe fuqinë për të përballuar një luftë rajonale me Izraelin dhe SHBA-në”.
Së dyti, pas 7 tetorit të sulmit në Izrael, SHBA nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Jordanisë i ka dërguar një mesazh Iranit që nëse përfshihet në një luftë të drejtpërdrejtë me Izraelin, regjimin Iranin do të shkatërrohet.
Irani është shumë i vetëdijshëm për kapacitetet e veta për të pasur mundësi në një luftë frontale me shtetin e izraelit dhe SHBA.