Connect with us

Bota

Ekzekutimi i liderit të Hamasit/ Eksperti zbardh detaje: Ja si u vra, humbi dhe 60 anëtarë të familjes

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti ishte këtë të mërkurë i ftuar në një studio televizive, ku foli për vrasjen e liderit të Hamasit. Ismail Haniyeh u vra këtë të mërkurë ndërsa merrte pjesë në fjalimin e parë të mbajtur nga presidenti i ri i Iranit.

Hoti tha se Izraeli ka nisur ‘operacione kirurgjikale” ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në planin e sulmit të 7 tetorit dhe vrasja e liderit të Hamasit është një pasojë e kësaj. Sipas ekspertit liderit të Hamasit i janë vrarë 60 anëtarë të familjes.

“Ismail Haniyeh ka aderuar në lëvizjet palestineze që në vitet 80. Ai ka qenë figura kryesore dhe lideri i Hamasit, si dhe një kryenegociatori brenda fraksioneve politike palestineze për të arritur në një front të përbashkët. Pas sulmeve të 7 tetorit, Izraeli filloi operacionet që janë goditjet kirurgjikale.

Ismail Haniyeh ka humbur 60 anëtarë të familjes së tij, së fundi ka humbur edhe tre djemtë dhe nipat e tij nga një goditje e kalibruar e ushtrisë izraelite. Ai mendohet se është goditur në dritaren e dhomës së gjumit në orët e para të mëngjesit në një goditje të kalibruar e një predhe drejt e në krevatin e tij të gjumit e nuk ka pasur asnjë mundësi të mbijetonte. Gjithashtu simbolika e ngjarjes ka rrjedhoja, mund të kemi një zgjerim të konfliktit me pjesën e mbëtur të Hamasit”,-tha Dritan Hoti.

Advertisement