Connect with us

Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt/ Arrestohen 4 prej autorëve, si ra policia britanike në gjurmët e tyre

Nga 6 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, 4 prej tyre janë vënë në pranga. Siç raportohet nëse media, të katër personat e arrestuar ndodheshin në Angli, dhe se policia britanike ra në gjurmët e tyre nëpërmjet telefonave celular që përdornin.

Ndërkohë që të katër personat e vënë në pranga rrinin në zona të afërta me njeri-tjetrin. Të arrestuarit Edmond Haxhia, Harriet Bridgeman, Thomas Mithan dhe Steven Hunt pritet të ekstradohen drejt Shqipërisë sa të përfundojnë procedurat.

Vrasja e Nikulajt u zbardh disa ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj.

Advertisement