Aktualitet
Ekzekutimi i Nikulajt/ Autor dyshohet një shtetas portugez
Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e biznesmenit në Lezhë Ardian Nikulajt. Mësohet se vrasësi është një shtetas portugez, ndërsa dyshohet se është larguar jashtë vendit.
Para vrasjes, autori ishte fshehur në një ndërtesë shumë katëshe pranë vendit të ngjarjes. Vrasësi është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin kur ka dalë.
Më herët, janë gjetur rroba në një banesë, që dyshohet se i përkasin ekzekutorit, i cili ishte maskuar si postier dhe me skafadër në kokë.
Rrobat të cilat janë sekuestruar, do çohen në laborator për ekzaminim.
Kujtojmë se ish-kandidati për deputet në siglën e Partisë Social Demokrate, në 2021 Ardian Nikulaj që aktualisht synonte një vend në këshillin bashkiak në Bashkinë e Lezhës u qëllua me 6 plumba në lokalin e tij “Koral” nga një person që mbante jelek fosforeshent dhe skafandër në kokë.
Vrasësi dyshohet se erdhi dhe u largua me motor i vetëm nga Shkodra. Ardian Nikulaj dyshohet të jetë vëzhguar para se të ekzekutohej.