Connect with us

Kronike

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Policia shoqëron në komisariat 10 persona, çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme me vrasjen e 57-vjeçarit, Pjetër Kaza në fshatin Tale të Lezhës, policia ka shoqëruar disa persona, përfshirë familjarë dhe të afërm të fisit Gjini, të cilët janë në hasmëri me familjen Kaza.

Megjithëse dëshmitë e tyre nuk kanë ndihmuar hetimin, dhe të shoqëruarit janë liruar më pas.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe dyshohet se autori i atentatit është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Sipas hetimeve paraprake, ekzistojnë dyshime se ekzekutori ka qëndruar për më shumë se një orë në afërsi të oborrit, duke pritur kthimin e viktimës në banesë.

Pjetër Kaza u qëllua për vdekje brenda makinës në oborrin e shtëpisë së tij sapo u kthye nga puna në minierën e Spaçit.

Pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e gjakmarrjes, ndërkohë që nuk përjashtohen edhe konfliktet personale që mund të kenë ndodhur më parë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement