Connect with us

Kronike

Ekzekutimi me kallashnikov i Gentjan Bejtja, pamje nga makina e djegur e autorëve

Gentjan Bejtja u shpëtoi tre atentateve të bëra më parë, ndërsa sot është vrarë në oborrin e banesës së tij në Fushë-Krujë.

Autorët kanë përdorur të njëjtën skemë si tre herë më parë për eliminimin e ish-drejtorit të burgut.

Gentjan Bejtja ishte objektivi i atentatit edhe në muajin gusht të 2023, ku mbeti kunati i tij Ramazan Sino 29 vjeç dhe i plagosur djali i mitur i shënjestrës Alvi Bejtja 13 vjeç.

Por kjo nuk ishte hera e parë që Bejtja i shpëton një atentati të orkestruar enkas për të.

Në shtator 2016, Bejtja i shpëtoi një shpërthimi me lëndë eksplozive në mjetin e tij ku mbeti i plagosur.

Janarin e vitit e 2022 Bejtja ishte gjithashtu objektiv i një atentati në Fushë Krujë.

9 janarin e 2022 ai po udhëtonte me makinë së bashku me Klodian Stafukën, kur drejt automjetit të tyre u qëllua me armë. Bejtja mori plagë në krah dhe si pasojë humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar jashtë rrugës.

Advertisement