Connect with us

Kronike

Ekzekutoi Fatmir Arën/ 30-vjeçari italian pranon krimin

Një punëtor italian tridhjetë vjeçar, me banim në Mathi të Torinos, ka rrëfyer vrasjen e sipërmarrësit shqiptar Fatmir Ara, 43 vjeç, i ekzekutuar me të paktën tre të shtëna më 2 shtator.

Sipas mediave italiane, pas 17 orësh marrje në pyetje, 30-vjeçari para prokurores Elena Parato se ishte autori i vrasjes së Fatmir Arës. Më pas ai u ka dhënë hetuesve udhëzime për gjetjen e telefonit të viktimës, i cili ishte hedhur larg nga vendi i vrasjes.

Hetuesit gjetën gjithashtu dorezat e përdorura për kryerjen e krimit si dhe pushkën, tashmë të konfiskuar, e cila mbahej me leje. I dyshuari është identifikuar edhe përmes kamerave video survejuese, por hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e motivit të krimit dhe aspekte të tjera të ngjarjes.

Fatmir Ara, përpara kompanisë së ndërtimit, drejtonte një piceri në Ciriè, pranë stacionit hekurudhor Torino-Ceres. Ai vend u konsiderua baza logjistike për të furnizuar tregun e drogës në qytet në një hetim të vitit 2020. Ai u arrestua me pesë bashkatdhetarë të tjerë, por episodet e “shpërndarjes së drogës” për hetuesit varionin nga tetori 2017 deri në gusht 2019.

Fatmir Ara ishte zhdukur që nga e premtja. Pronar i ndërmarrjes individuale Nuova Edile, ai nuk ishte kthyer në shtëpinë e tij në Mathi, ku jetonte me partneren dhe dy fëmijët dhe ku ishte në arrest shtëpie. Mund të dilte vetëm në punë, por që prej të premtes nuk kishte asnjë lajm për të, ndaj edhe e shoqja dha alarmin.

Advertisement