Shkrime
Elisa e Zilirave
Nga Edison Ypi
O ziliqare, o teveqele, o donkishote që mulliri i kafes ju duket si Elisa Spiropali që pas pak do j’u bluaj, fanepsjet tuaja, përçartjet tuaja, janë të turpshme, të pandershme, të padenja.
Kaq ju ka tmerruar suksesi i tjetrës, sa keni ikur nga fiqiri, jeni tërbuar, jeni çmendur. Jeni bërë si ato byreqet te cepi rrugicës me qepë, gjizë, spinaq. Por janë plot me bosh. Mezi ndjehet aroma e largët e një thrrime gjize që brenda byrekut u fut gabimisht.
Çfarë po ndodh me ziliqaret e tërbuara që të trazojnë zorrët kur i sheh, i dëgjon, i lexon, është nonsens, paradoks, logjikë e përmbysur, pasojë pa shkak, e ardhme pa të tashme, rrahje pa zemër, zjarr i ftohtë, diell pa qiell, pordhë pa bythë.
Sëmundja e vjetër e ndjek Njeriun këmbakëmbës që nga mjegullat e kohrave.
Vizatime primitive brenda shpellave tregojnë derra dhe dosa të kreshpëruara duke ndjekur një sorkadhe, dëshmojnë lashtësinë e dukurisë.
Në versionin surrealist, zullumqaret ziliqare, tabloja i paraqet si një shkëmb prej mishi. Sa herë Sizifi ngjit lart copat e mishit, aq herë mullari i mishit rrokulliset poshtë.
Në versionin socrealist, tabloja propagandistike me ngjyra të ndezura paraqet një mbledhje kolektivi në Kombinatin Metalurgjik, Uzina Traktori, ose Azotiku i Fierit. Ku klasa puntore përleshet dhëmb-për-dhëmbë me sabotatorë dhe armiq të egër që mezi çpresin t’i fusin revolucionit shkopinj në rrota. Në podiumin e mbledhjes shoku Jarga, shoku Tuli, shoku Dhjami, shoku Qeni, shoku Çakalli, dëgjojnë të mahnitur dhe aprovojnë nxehtësisht retorikat e ububushme të këllirave të revoltuara. Langaraqet proletare, tornitore, saldatore, montatore veshur me kominoshe doku, tundin kërcënueshëm lart veprat e shokut Vampiri dhe citatet e shokut Mao. Halabaket e inatosura, shoqa Bloza, shoqa Buçja, shoqa Lëtyra, shoqa Kuçka, shoqa Qelbi, po denoncojnë borgjezen Elisa Spiropali për mungesë të syçelësisë proletare, devijim nga vija e partisë, moskryerje si duhet të detyrave si e urdhëron Partia, si e kërkon situata, si na e mëson Pal Vata.
Që revolucionaret e çartallosura që mjaullijnë për Elisa Spiropalin janë goca spiunash, nomenklaturistash, persekutorësh, kjo duket sheshit, këtë e tradhëton surrati prej Shefe Kuadri me lidhje të ngushta me Sigurimin. Zyra e shefes mbyllur me hekura si kafaz ariu. Shefja.
Grindavecet ndaj Elisa Spiropali po t’i varësh kokposhtë me një çengel në tavan, dhe po tu biesh bam-bam me një shkop, mbushin botën me myk.
Ça kërkojnë, ça synojnë, ça pretendojnë, këto shtriga ?
Vështirë me hy në trurin e budallaqeve për me gjet arsyen e vërtetë të qurravitjeve të tyre. Çfarë duhet të bëjë Elisa Spiropali që të qetsohen nëpërkat që rrudhin turiçkat ? A kënaqen llafazanet nëse Elisa Spiropali u thotë të vetëve këtë;
-Faleminderit kolegë për besimin dhe respektin që dëshmuat ndaj meje. Por ka dalë një problem. Nuk duan llapaqenet. Ato që gdhihen e ngrysen në Fejsbuk. Ku shkruajnë poste për të vjellë. Thurin intriga. Shkrepin selfie. Kanë bindjen se pa pëlqimin e tyre dielli nuk ngroh, toka nuk rrotullohet, deti thahet, shiu nuk bie, era nuk fryn. Ju lutem më zëvendësoni me ndonjërën nga kuçkat gjeniale.
Pse bëni kështu o ziliqare ?
Si e keni hallin o inatçesha ?
Mbase jeni egërsuar se keni kohë pa lexuar ndonjë poezi a dëgjuar ndonjë muzikë.
Ndoshta, përveç mamit, nuk ju përkëdhelur askush qëkur keni lindur.
S’mbahet ment sa vjet u bënë që s’po kujtohet ‘kush tu bëjë një kompliment.
S’ësht çudi shpërthimi skizofrenik u vjen nga mungesa e një masazhi të thellë nga ata që femrën e lumturon. Mirpo askush s’ka qef t’i shtypi.
Nëse asnjë nga këto, shkaku i çrregullimeve të tyre psiqike, është brenga më e madhe e femrave. Ajo që dhemb më tepër. Ajo për të cilën kurrë nuk mjaftojnë lotët. Vuajtja më e lemeritshme se mungesa e poezive, muzikës, përkëdhelive, komplimentave, masazhit të qefit, dhe gjithë kënaqësive të tjera. Dhimbja e padurueshme, rënkimi i pazëshëm për faktin se qyshkur s’mbahet ment, askush nuk i ka puthur.