Connect with us

Bota

Elon Musk ndryshon emrin e ngushticës që ka lidhje me emigrantët shqiptarë

Miliarderi Elon Musk ka propozuar riemërtimin e Kanalit Anglez mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në “George Washington Channel”.

Kjo për nder të presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara.

“Një emër i ri për ujërat midis Anglisë dhe Francës”, shkroi Musk në X, duke postuar një foto të një harte të ngushticës, e cila përmban emrin e Washingtonit.

Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – aleat dhe sponsor i ngushtë i të cilit është Musk – nënshkroi një dekret ditët e fundit që urdhëron fillimin e procesit të ‘riemërtimit’ të Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

 

Advertisement