Bota
Elon Musk prezanton “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, modelin Grok 3

Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi lançimin e modelit të tij më të fundit të AI, Grok 3, në rrjetin e tij social X (Twitter), duke shtuar se ai është “inteligjenca artificiale më e zgjuar në botë”.
Musk e prezantoi sot modelin më të ri të inteligjencës artificiale, Grok 3, duke pretenduar se ai tejkalon ofertat e OpenAI dhe kompanisë kineze DeepSeek, bazuar në testimet e hershme, të cilat përfshinin teste të standardizuara në matematikë, shkencë dhe kodim.
“Jemi shumë të entuziazmuar të paraqesim Grok 3, i cili, sipas mendimit tonë, është një rend madhësie më i aftë se Grok 2 brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore,” tha Musk gjatë një demonstrimi të Grok 3, i cili u transmetua drejtpërdrejt në platformën e tij të mediave sociale, X
Modeli është i trajnuar mbi të dhëna sintetike dhe është në gjendje të mendojë për gabimet që bën duke lëvizur përpara dhe me radhë përmes të dhënave për të arritur qëndrueshmëri logjike, tha Musk. Disa muaj më parë, ai vuri në dispozicion falas modelin e inteligjencës artificiale Grok 2 që mund të gjenerojë tekst dhe të gjitha llojet e imazheve nga një pyetje e thjeshtë në gjuhën e përditshme.
Vlera e kompanisë së zhvillimit të inteligjencës artificiale të Musk, xAI, aktualisht vlerësohet në rreth 50 miliardë dollarë, raportoi CNBC.
Lançimi i mjetit Grok 3 vjen në një kohë kur shumë vende po nxitojnë të zhvillojnë chatbot që janë të sofistikuar dhe më të lirë.

