Lifestyle
Ëmbëlsirë me Arra dhe Portokall – Delikate në Shije dhe Aromë
Keku është një nga recetat mbase më të përdorura në shtëpitë tona.
Kjo pasi është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe nuk kërkon shumë mund.
Këtë ëmbëlsirë mund ta përgatisin edhe ata që mendojnë që nuk janë shumë të aftë për të përgatitur ëmbëlsira.
AgroWeb.org sot sjell një mënyrë pak më ndryshe të përgatitjes së kekut klasik.
Për t’i dhënë më shumë shije i kemi shtuar arra, për ta bërë krokant dhe portokall për t‘i dhënë freskinë perfekte.
Aroma e tij do t’i ftojë të gjithë rreth tryezës dhe ka për t’iu dhuruar disa momente të bukura me familjen tuaj.
Përbërësit:
200 gr sheqer
100 gr gjalpë
3 lugë vaj
3 vezë
250 gr miell
1 pako fryrës për ëmbëlsira
150g arra të plota
Lëkura e një portokalli e grirë
Përgatitja
Para se të nisni me recetën, AgroWeb.org ju sugjeron që të nxirrni nga frigoriferi përbërësit, vezët dhe gjalpin, që të jenë në temperaturë ambienti.
Mundohuni që t’i lini rreth 20 minuta, ju sigurojmë që ëmbëlsira juaj do të dalë fantastike.
Nisni duke shkrirë gjalpin në një tigan dhe lëreni që të ftohet.
Ndërkohë në një tas rrihni vezët me sheqerin derisa të formoni një krem të plotë.
Tani shtoni gjalpin e tretur të cilin e keni kulluar për të mos patur ajkën që zakonisht lëshohet kur e shkrini në tigan.
Rriheni përsëri ose me telin e kuzhinës ose me rrahësin elektrik sa të shihni që përbërësit janë lidhur dhe shtoni vajin.
Përzieni miellin me fryrësin e ëmbëlsirave, të cilin mund ta blini në të gjithë marketet.
Dhe filloni ta hidhni pak nga pak tek tasi me përbërësit e tjerë