Kosova
Emërimi i Grenell do të ketë efekte të mira për Serbinë dhe Shqipërinë
Analisti serb Petar Donić vlerësoi se emërimi i Richard Grenell si i dërguar i presidentit amerikan për misione speciale mund të ketë ndikim pozitiv në Serbi dhe Shqipëri, dhe sivc u shpreh ai, jo për Kosovën, pasi që kryeministri Albin Kurti ka pasur kritika të vazhdueshme ndaj tij, kur Grenell ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.
“Emërimi i Grenell mund të ketë një efekt të mirë në rajon, në radhë të parë në Serbi dhe Shqipëri, sepse Grenell ka marrëdhënie të mira me keto dy vende. Nga ana tjetër, Grenell nuk ka zhvilluar asnjë marrëdhënie me qeerine e Albin Kurtit, madje ky I fundit e ka kritikuar vazhdimisht” – theksoi analisti serb
Megjithatë, ai vuri në dukje se fokusi i administratës së re amerikane do të jetë në Ukrainë dhe pika të tjera të nxehta të luftës në botë.
“Ata sigurisht që do të fokusohen në momentet kyçe të pikave të nxehta, përfshirë Ukrainën qe ishte dhe premtimi i tyre parazgjedhor,” tha Donić I cili beson se emërimi i Grenellit si i dërguar për misione speciale është një lëvizje shtesë për të siguruar ndikimin e Donald Trump mbi politikën e jashtme të SHBA-së, duke pasur parasysh se ai zgjodhi Marco Rubio si sekretar të shtetit, i cili është një kandidat tradicional.