Connect with us

OPINION

Emigracioni masiv/ Fuga: Turistë të varfër që enden kot nëpër vapë

Nga Artan Fuga
Eshtë fare e thjeshtë ideja e librit Shoqëria Periferike. Periferike në kuptimin që ndodhet në periferi të BE.
20 vjet më parë aty kam thënë : Kujdes nga ky emigrimi që po i gëzoheshin të gjithë, kujdes nga këto paratë që sillen nga emigracioni.
Ato po e shkatërrojnë vendin dhe shoqërinë! Por, atëhere askush nuk ja vinte veshin kësaj. Të gjithë të lumtur!
Ekonomia shqiptare me këtë model ekonomik dhe politik nuk bën dot përpara! Kam argumentuar atëhere, njëzet vjet më parë. Importon mallra dhe eksporton fuqi punëtore! Ne importojmë mallra nga jashtë, emigrantët dërgojnë paratë për familjet e tyre. Ushqimet bëhen jashtëqitje. Po ta shohësh hollë, leku rishkon jashtë andej nga ka ardhur, shqiptarët ikin kontribuojnë jashtë, mallrat konsumohen në Shqipëri, vetëm ushqimet e konsumuara në formën e jashtëqitjes mbesin në vend.
Kjo është skema që kam zbuluar atëhere në këtë libër. Ky model vazhdon edhe sot. Mos prisni hajër prej tij! Pa u ndryshuar ai, do të vazhdojmë të shohim qytete ku mengjeseve deri në drekë dëgjon vetëm këngë gjelash të vetmuar? Paaaak, shumë paaaaak njerëz. Prodhime bujqësore të hedhura në kanal. Turistë të varfër që enden kot nëpër vapë. Lopë me brinjë të dala anash rrugëve, dhe tregje fshatare ku shiten çakmakë kinezë.
Një akademi shkencash këtë duhet të studjojë dhe të japë analizën e plotë të situatës si edhe zgjidhjet që janë fare të thjeshta!
Advertisement