Connect with us

Aktualitet

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në Kakavijë, 6300 persona hynë brenda një dite

Në pikëkalimin doganore të Kakavijës vazhdon fluksi i lartë i qytetarëve në hyrje për në Shqipëri, për shkak të kthimit të emigrantëve për festat e fundvitit.

Raportohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar në total 9500 shtetas nga të cilët 6300 në hyrje dhe 3200 në dalje.

Që prej mesit të dhjetorit kur nisi edhe fluksi i mbërritjeve për festat shpesh janë shënuar radhë në hyrje për shkak të numrit të kufizuar të sporteleve në anën greke të kufirit.

Ndërkaq në Kakavijë fluksi pritet të jetë i lartë deri të martën. Aktualisht të dy palët po punojnë me nga 5 sportele për të dy krahët e lëvizjes dje koha maksimale e pritjes në radhë ka qenë rreth 30 minuta.

Që prej mesit të dhjetorit kanë hyrë në Shqipëri nga Kakavija më shumë se 80 mijë shtetas.

Advertisement