Pinknews
Emily Ratajkowski bën ‘lëmsh’ rrjetin
Modelja Emily Ratajkowski ka bërë lëmsh rrjetin, me një gjest të saj që hedh dyshime mbi seksualitetin e bukuroshes.
Një vajzë në “TikTok” ka bërë një video ku shtron pyetjen: Nëse identifikoheni si biseksuale, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?
Pikërisht kësaj pyetje i është përgjigjur modelja e njohur, e cila nuk thotë asnjë fjalë, por filmon veten para një divani prej kadifeje të gjelbër.
Ka qenë pikërisht kjo ajo që ka ngritur aludime nëse modelja është me të vërtetë biseksuale. Pas kësaj videoje, Emily nuk ka bërë një reagim tjetër.
Nddërkohë, kujtojmë se së fundmi bukuroshja është përfolur në media se ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti, Sebastian Bear-McClard, mbi dyshimet se ky i fundit e ka tradhtuar.