Sport
EMOCIONUESE/ Klubi i njohur turk ku aktivizohen shqiptarët uron festën e flamurit
Klubi i njohur turk, Istanbulspor, është bashkuar me shqiptarët për të uruar Ditën e Pavarësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Gëzuar Dita e Flamurit dhe Pavarësia e Shqipërisë”, shkruan klubi turk, ku në të shfaqet dhe flamuri ynë Kombëtar.
Kujtojmë që në radhët e Istanbulsporit aktivizohen tre futbollistë shqiptarë: Eduard Rroca, Florian Loshaj dhe Valon Et’hemi, teksa pjesë e saj është dhe ish-kapiteni brazilian i Egnatias, Xhekson Laurentino.