Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ 15 urdhër-arreste, nga ish-shoferi i Ardi Veliut te biznesmeni i një…

SPAK ka ekzekutuar ditën e sotme 15 urdhër arreste për disa persona të dyshuar, pjesëtarë të një grupi kriminal.

Gazetarja Klodiana Lala tha se mes tyre janë; Sokol Idrizaj ish-shoferi i Ardi Veliut i cili ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; bëhet fjalë edhe për Elda Idrizaj që është bashkëshortja e Sokol Idrizaj; Vangjush Kashari biznesmen i një argjendarie. Sakaq bëhet me dije se të përfshirë janë edhe Agustin Mesuli, Altin Doda, Florjan Bakri si edhe T.Baruti.

Gjithashtu mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Siç u raportua më herët hetimet erdhën pas letër-porosisë së autoriteteve franceze. Sa i përket akuzave të ngritura nga SPAK, bëhet fjalë për disa vepra penale, përkatësisht; Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal. “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”, kryer në formën;e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.
Kontrabanda me mallra të tjerë, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal;
“Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”;
“Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”./balkanweb

Advertisement