Connect with us

Kronike

EMRAT/ Aksident në Lushnjë, dy të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Motoçikletat vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët rurale. Paraditen e sotme një motoçikleta me një motor janë përplasur në Lushnje në aksin Ngurrëz-Imësht.Motori po hynte në parcelë për të ngarkuar grurin ndërsa motori me dy persona është përplasur në asfalt duke aksidentuar rëndë drejtuesin Emirjon Baho 40 vjeç dhe shokun e tij Agim Plaka 60 vjeç. Si rezultat i përplasjes në rrugë drejtuesi i motoçikletës dhe bashkudhëtari i tij janë dëmtuar rendë dhe janë dërguar ne spitalin e Lushnjës.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Javët e fundit në këtë segment rrugor pati dhe një humbje jete kur një motoçikletë u përplas me një furgon.

Shpejtësi e larte dhe mos vendosja e kaskës janë dy elementë të cilët kanë rezultuar fatale edhe në jetë njerëzish

Dy te plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve

Advertisement