Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Akuzohen për trafik droge me Greqinë, Apeli i GJKKO-së lë në burg tre ish-shefat e Policisë

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre ish-policët e akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike me Greqinë. Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruskaj dhe Ervis Alisinanaj do të qëndrojnë në qeli me masën e izolimit, deri në një vendim tjetër. Gjithashtu tre të akuzuarit kishin kërkuar ndryshimin e masave të sigurisë nëpërmjet avokatëve, por ajo u rrëzua sot (9 prill).

Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuzat “kultivimi i bimëve narkotike”, “grupi i strukturuar kriminal”. Po ashtu të akuzuarit kanë 45 ditë kohë për rekurs në Gjykatën e Lartë. Tre shefat e policisë u pezulluan nga detyra, por vetëm 2 prej tyre janë në pranga, Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje dhe Shkëlzen Ruska, shef krimesh në Himarë. Ndërsa Elvis Dervishi, shef i kufirit në Sarande është në kërkim.

Sipas SPAK policët e inkriminuar kanë përdorur SKY ECC dhe flisnin me grupet kriminale për t’i siguruar mbështetje, për t’i këshilluar e për t’i treguar për aksionet antidrogë, gjatë periudhës 2019-2021.  SPAK zbuloi edhe grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës të cilit i kanë shërbyer policët, por të gjithë janë në kërkim, bashkë me 2 drejtuesit e grupit kriminal në Sarandë, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Të tjerë anëtarë në kërkim të grupit, janë Benci Toska, Shkëlzen Kraja, Xhino Nebi, Luiz Bala.

Advertisement