Politike
EMRAT/ Ankimimet e Berishës dhe Alibeajt në KAS, caktohen relatorët
Pas ankimimit të kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, KQZ ka hedhur shortin për të caktuar relatorët. Gjatë shortit të hedhur ditën e sotme, relator për ankimimin e Berishës është caktuar Ilirjan Rusmali, ndërsa për ankimimin e Alibeajt është caktuar relator Koli Bele. Po ashtu është hedhur dhe shorti për ankimimin e Lëvizjes Bashkë, ku është caktuar relator Elvis Çefa.
Rezultatet e shortit percaktuan:
1. relator te kerkeses nr. 29 (Kerkesa e PD depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali;
2. relator i kerkeses nr.30 (kerkesa e partisë “Levizja Bashke”, z. Elvis Çefa;
3. Relator i kerkeses nr. 31 (kerkesa “Partia Demokratike e Shqiperise”, perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.