Kronike
EMRAT/ Daja plagos disa herë me thikë nipin e tij
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/12/policia.gif)
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku një person ka mbetur i plagosur disa herë me thikë. I plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital.
Sakaq, policia ka arrestuar autorin, Zyhdi Shpejtimi, i cili mësohet se është daja i Troshanit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sherri mes tyre ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë Drejtorisë së Tatimeve.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)