Connect with us

Kronike

EMRAT/ Dënohet me 70 vite burg banda shqiptare e kokainës në Britani

Një bandë shqiptare që drejtonte një rrjet tregtarësh droge që shpërndanin kokainë në South Derbyshire janë burgosur për më shumë se 70 vjet. Derbyshire shkruan se operacioni është zhvilluar në mars të vitit të kaluar në Derbyshire, ndërsa autoritetet thonë se personat e arrestuar shpërndanin kokainë në Swadlincote, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund. Banda e udhëhequr nga vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Eduard Haziri, kontrollonte operacionin e drogës “Eddie line”, i cili u zbulua se kishte lëvizur kilogramë të drogës të klasës A. Një i afërm i vëllezërve Haziri, Gazmend Hoxha udhëtonte për në Londër nga shtëpia e tij në Leicester për të marrë drogën dhe për të hequr të ardhurat nga shitjet, përpara se të kthehej në Midlands për të rifurnizuar tregtarët e shumtë të bandës. Këta tregtarë do t’ia shisnin drogën, shpesh të mbështjellë me bileta llotarie, deri në 145 klientë në ditë, duke i shfrytëzuar bandën qindra mijëra paund gjatë një viti. Policia britanike ka publikuar edhe pamjet e operacionit, ku janë vënë në pranga dy vëllezërit, por edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Anëtarët e bandës u akuzuan për furnizim kokaine dhe të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Crown:

Edmond Haziri, 36 vjeç – i dënuar me 15 vjet burg.

Eduard Haziri, 34 vjeç – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.

Grazmend Hoxha, 47 vjeç – i dënuar me 11 vjet burg.

Alban Krasniqi, 34 vjeç – i dënuar me nëntë vjet burg.

Samuel Stoica, 25 vjeç – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.

Simion Stoica, 22 vjeç – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.

Kristi Prifti, 23 vjeç – i dënuar me katër vjet burg.

Joshua Garrigan, 32 vjeç – burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Razvan Manoliu, 27 vjeç – ​​burgosur për dy vjet e tetë muaj.

Daniel Stavrat, 29 vjeç – do të dënohet muajin e ardhshëm.

Advertisement