Kronike
EMRAT/ Dhunimi për vdekje i të riut, arrestohet autori, në pranga edhe tre të tjerë
Një 42-vjeçar, Egli Proga, u raportua se humbi ditë një ditë më parë pasi ishte rrëzuar në rrugë në gjendje të dehur në Pogradec. 42-vjeçari është rrahur për vdekje dhe ka ndërruar më pas jetë në spitalin e Pogradecit.
Autori i ngjarjes dyshohet se është 29-vjeçari Denis Meçi, i cili një ditë më parë u largua nga vendi i ngjarjes, por tashmë është arrestuar nga blutë e Pogradecit.
Për shkak të një sherri për motive të dobëta, të dy dyshihet se në gjendjen e alkoolit janë konfliktuar fizikisht jashtë ambienteve të një lokali. 42-vjeçari pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.
Edhe pse u transportua në spital, Proga nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe humbi jetën mbrëmjen e 10 gushtit.
Pas sherrit, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe u arrestua sot bashkë me 3 persona të tjerë që kanë penguar zbulimin e krimit. Policia e Korçës njofton se në pranga kanë rënë Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
Ndërkohë, ndaj të riut Denis Meçi rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.