Kronike
EMRAT/ Dro*gë nga Shqipëria drejt Greqisë, kush janë shqiptarët që u kapën në Selanik
Rreth 54 kg marijuanë u kap në Selanik ditën e sotme. Fatmir Alizoti nga Elbasani dhe Oltion Ranxha banues në Selanik janë shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit të zhvilluar kundër trafikut të narkotikëve.
Mësohet se një pjesë e drogës është sekuestruar në kamionin tip “Scania” me targa shqiptare. Shqiptari Fatmir Alizoti, ishte drejtuesi i automjetit, ndërsa Oltion Ranxha ishte personi që priste drogën.
Droga e sekuestruar në Selanik, transportohej nga Shqipëria drejt Greqisë dhe ishte e fshehur në bidonë. Një pjesë e së cilës u kap në automjet dhe pjesa tjetër në furgon.