Aktualitet
EMRAT/ Grabitet zyra e avokatisë, në kërkim dy djem dhe një vajzë
Një shumë prej 9 mijë eurosh janë grabitur në zyrën e një avokati në Tiranë. Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët, Elton (Fatjon) Lika, Armalind Rrokaj, Eljona Rrokaj (Nelaj).
Gjatë operacionit të koduar ‘Office’, Policia e Tiranës thotë se ka sekuestruar veshje dhe sendet e përdorura gjatë grabitjes. Gjatë kontrollit në banesën e njëri prej autorëve janë gjetur 30 mijë euro, që janë sekuestruar si provë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Office”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar. Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Office”.
Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit:
– E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.