Kronike
EMRAT/ I bënë atentat një 35-vjeçari pas një sherri, shpallen në kërkim 2 vëllezërit (Detajet)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën Durrës-Tiranë, ku një 35-vjeçar është qëlluar me armë zjarri.
I dëmtuari, që udhëtonte me automjetin e tij, mbeti i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dy vëllezër si autorë të dyshuar të sulmit, pas një konflikti për parakalimin. Ata janë shpallur në kërkim dhe vijojnë hetimet për kapjen e tyre.
Në kërkim u shpallën shtetasit Emiljano dhe Elton Domi.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.
Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

