Connect with us

Politike

EMRAT/ Kush janë deputetët e pranishëm në mbledhjen e thirrur nga Bardhi! Ja kush bojkotoi takimin

Takimi me Bardhin, Berisha: Mesazhi i duhur për 600 mijë qytetarët që na votuan! Dalja nga rrethi vicioz, përgjegjësi e opozitës

Ish kryeministri Sali Berisha nga mbledhja e thirrur nga Gazment Bardhi, ku marrin pjesë 41 deputetë të PD ka deklaruar se është përgjegjësi e opozitës për të gjetur mënyrën për të dalë nga rrethi vicioz. Teksa falenderoi Bardhin për organizimin e këtij takimi, Berisha shtoi se opozita ka misionin më të vështirë vendimtar në 32 vite.

“Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht zotin Bardhi dhe të gjithë ata të cilët mendoj se në një moment shumë të rëndësishëm të jetës politike, u angazhuan për thirrjen dhe mbajtjen e këtij takimi të shumëpritur nga populli i përçmuar opozitar. Dua t’u falënderoj të gjithë ju që jeni sot këtu dhe shpreh bindjen se, në kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, misioni i opozitës shqiptare është më i vështiri që ai ka pasur në 32 vite, por njëkohësisht ështe edhe më vendimtari.  Ne ulemi këtu me mandat deputeti dhe jemi kaq dhe të tjerë që nuk janë këtu, por në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë kurrë se mandat tona janë marrë në një terren në të cilin qeveria ka diktuar më të gjitha mënyrat, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ka krijuar një reaksion fatal në të cilin krimi shndërrohet në vota dhe vota në krim.

Ky reaksion është shndërruar në një faktor pothuajse përcaktues të spastrimit etnik të Shqipërisë sa kurrë ndonjëherë në historinë e saj. Nga ky rreth vicioz nuk ka asnjë mekanizëm tjetër dalje përveç se përgjegjësive të opozitës. Në rast se e sheh dhe analizon këtë rreth vicioz padiskutim që ka vend për fatalitet, por opozita nuk është ajo që mund të pranojë kurrë të bjerë në fatalitet, por është ajo që ka detyrën, ka misionin ligjor dhe moral të japë zgjidhje, të krijojë shpresën dhe të ngjallë shpresën. Dhe unë mendoj se ky takim i ynë sot është mesazhi më i duhur që ne u dërgojmë mbi 600 mijë qytetarëve që në kushtet më të pabarabarta në 32 vite, qëndruan si idealist dhe votuan opozitën në farsën elektorale të 14 majit”, tha ai.

NTV.AL sjell listën e plotë të deputetëve që marrin pjesë në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi. Takimit i është bashkuar grupi i Berishës, 21 deputetë, si edhe aleatë. Ndërkohë, deputetët e PD që mbështesin Lulzim Bashën nuk janë të pranishëm. Katër deputetë të tjerë, Jorida Tabaku, Petrit Doda, Ilda Dhori dhe Lefter Gështenja janë të pranishëm online.

Të pranishëm në mbledhje:

  • 1. Gazment Bardhi;
  • 2. Jorida Tabaku (është online, për shkak të një vizite pune në Estoni);
  • 3. Dhurata Çupi;
  • 4. Saimir Korreshi;
  • 5. Dashnor Sula;
  • 6. Lefter Geshtenja (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 7. Zheni Gjergji;
  • 8. Qani Xhafa;
  • 9. Helidon Bushati;
  • 10. Ramadan Likaj;
  • 11. Xhelal Mziut;
  • 12. Flamur Hoxha;
  • 13. Bledion Nallbati;
  • 14. Agron Gjekmarkaj;
  • 15. Ferdinand Xhaferaj;
  • 16. Ervin Salianji;
  • 17. Ilda Dhori (është online, pamundësi për të qenë fizikisht prezent);
  • 18. Petrit Doda (është online, për shkak se ndodhet jashtë vendit);
  • 19. Fatmir Mediu (PR);
  • 20. Agron Duka (PAA);
  • 21. Vangjel Dule (PBDNJ);
  • 22. Dashamir Shehi (LZHK);
  • 23. Greta Bardeli;
  • 24. Ina Zhupa;
  • 25. Isuf Çela;
  • 26. Asllan Dogjani;
  • 27. Bujar Leskaj;
  • 28. Edi Paloka;
  • 29. Kastriot Piroli;
  • 30. Lindita Metaliaj;
  • 31. Ludovik Hasanaj;
  • 32. Sorina Koti;
  • 33. Tomorr Alizoti;
  • 34. Edmond Spaho;
  • 35. Albana Vokshi;
  • 36. Flamur Noka;
  • 37. Oerd Bylykbashi;
  • 38. Luan Baçi;
  • 39. Tritan Shehu;
  • 40. Sali Berisha;
  • 41. Kasem Mahmutaj;
  • 42. Elda Hoti
  • 43. Emilja Koliqi

Mungojnë:

  • 1. Lulzim Basha;
  • 2. Enkelejd Alibeaj;
  • 3. Orjola Pampuri;
  • 4. Arbi Agalliu;
  • 5. Kreshnik Çollaku
  • 6. Eralda Bano;
  • 7. Flutura Açka;
  • 8. Merita Bakiu;
  • 9. Selaudin Jakupllari;
  • 10. Andia Ulliri;
  • 11. Shpëtim Idrizi (PDIU);
  • 12. Mesila Doda (PDIU);
  • 13. Nusret Avdullaj (PDIU);
  • 14. Gëzim Ademaj (PDIU);
  • 15. Agron Shehaj (ndodhet jashtë)
  • 16. Orjela Nebiaj
Advertisement