Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Kush janë efektivët e ‘Rrugores’ së Kukësit që nuk hidhnin gjobat në sistem

11 efektivë të Policisë Rrugore të Kukësit janë vënë në arrest me burg, në mesin e 22 punonjësve të policisë ndaj të cilëve u ekzekutuan masat e sigurisë nga AMP, për shkak se shmangnin gjobat në sistem, duke i marrë vetë paratë.

Emrat:

Krenar Molla

Gasper Gjeta

Armand Shehu

Ndoc Pjetri

Armir Hallaçi

Marjan Bolaj

Kastriot Gjini

Gilbert Kapxhiu

Arsim Braha

Gramoz Dafku

Shuaip Gjuta

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, efektivët e Policisë Rrugore shmangnin hedhjen e gjobave në sistem.

Hetimit ka nxjerrë se punonjësit e policisë në terren, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë.

Advertisement