Kronike
EMRAT: Kush janë të shoqëruarit për atentatin ndaj Gentjan Bejtjas
Policia ka shoqëruar tre persona për atentatin e ndodhur pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29 vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy nipërit e tij të mitur, djemtë e Gentian Bejtjas. Burimet konfirmojnë se në polici janë shoqëruar Durim dhe Valter Bami si dhe Mariklen Haka. Gjithashtu mësohet se familjarët dhe vetë Gentian Bejtja, që dyshohet se ishte objektivi i atentatit nuk janë pyetur akoma për shkak të situatës me fëmijët.
‘Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se: Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S., 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S). Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.’- njofton policia.