Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Laboratori i drogës në Fier, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet

SPAK ka zgjatur me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës që u gjet në Fier, teksa është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Kujtojmë që rreth 430 kilogramë drogë e përzier me pleh kimik ishte nisur në Frakull të Fierit.

Operacioni u zhvillua me pjesëmarrjen e DEA-as amerikane, SPAK dhe policisë malazeze. Droga u kap në Tivar, teksa laboratori u zbulua në Fier.

Të arrestuar për rastin janë Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Advertisement