Kronike
EMRAT/ Me logon ‘Louis Vuitton’, si shitej droga ekstazi në lokalet e Tiranës
Janë zbardhur emrat e 5 të arrestuarve mbrëmjen e djeshme, ku gjatë mega-operacionit u sekuestruan 10 mijë doza të lëndës narkotike ekstazi. Në pranga janë vënë shtetasit Mit’hat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia. Mësohet se nga 5 të arrestuarit, tre janë Shqipëria dhe dy të tjerë nga Kosova.
Siç shihet dhe në foton e mësipërme të drogës së sekuestruar, esktasi shitej në kuti të vogla të stampuara me logon e kompanisë së famshme “Louis Vuitton”.
Mësohet se të arrestuarit e siguronin drogën në Kosovë dhe e shisnin në vendin tonë. Hetimet për finalizimin e operacionit kanë nisur 5 muaj më parë dhe është akoma në vijim. Dozat e lëndës narkotike mësohet se shiteshin kryesisht në zonën e ish- bllokut dhe në lokalet e natës.
Sipas përllogaritjeve, një dozë shitej 30-50 euro dhe e gjithë sasia nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e rreth 500 mijë euro.
Policia do të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje nga ky mega-operacion në Tiranë.