Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Merrnin ryshfet për të kthyer patentat, lihen në burg dy policë

Eljo Piçoku, Shefi i Seksionit për Shërbimet Ekonomike dhe Personelin në Komisariatin e Policisë Rrugore në Tiranë dhe oficeri Amarido Lika, me detyrë Trupë Shërbimi Nd/Specialist pranë Seksionit të Parandalimit dhe Sigurisë në Linjat jashtë qytetit, po në ‘Rrugoren’  e Tiranës janë arrestuar dhe janë lënë në burg nga GJKKO pasi akuzohen se kanë marrë përfitime të paligjshme dhe u kanë premtuar dhe siguruar qytetarë të ndryshëm, drejtpërdrejt apo mes personave të tjerë, që do t’ju kthenin para afatit të pezullimit lejet e drejtimit të pezulluara sipas Kodit Rrugor.

Të dy oficerët e policisë janë vënë në pranga pas një hetim 4-mujor të bërë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Me kërkesë të Prokurorisë, GJKKO ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për të dy oficerët, masa të cilat janë ekzekutuar sot nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë.

Advertisement