Politike
EMRAT/ PS ndez “motorët”, Rama cakton drejtuesit politikë në qarqe
Kryeministri Edi Rama lexoi emrat e drejtuesve politikë të PS në 12 qarqet e vendit të cilët do të kryesojnë fushatën zgjedhore të 2025. Qarku më i madh, ai i Tiranës do të ketë tre drejtues, Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Fushatën në Durrës do ta kryesojë kryebashkiakja Emirjana Sako, njësoj edhe në Shkodër me Benet Becin të cilët do kenë “timonin” e fushatës socialiste.
Ndryshime ka në qarkun e Fierit ku largohet Taulant Balla dhe drejtimin e fushatës e merr Belinda Balluku, ndërsa në vend të saj në Dibër shkon Blendi Gonxhja. Taulant Balla do të jetë drejtues politik për Diasporën. Elbasani i është besuar Arbjan Maznikut ku largohet Damian Gjiknuri. Ndryshime ka edhe në qarqet Berat, Vlorë e Lezhë me Ervin Demon në vend të Bledi Çuçit, ky i fundit shkon në Vlorë (ikën Blendi Klosi) dhe në Lezhë Ulsi Manja pason Lindita Nikollën.
Drejtuesit politikë të PS
Qarku Tiranë
Elisa Spiropali, Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu
Qarku Durrës
Emirjana Sako
Qarku Shkodër
Benet Beci
Qarku Lezhë
Ulsi Manja
Qarku Kukës
Pandeli Majko
Qarku Elbasan
Arbjan Mazniku
Qarku Fier
Belinda Balluku
Qarku Korçë
Niko Peleshi
Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Qarku Berat
Ervin Demo
Qarku Vlorë
Bledi Çuçi
Qarku Dibër
Blendi Gonxhe
Drejtuesi politik për Diasporën
Taulant Balla