Connect with us

Kronike

EMRAT/ Punonjësi ra nga vinçi teksa po punonte, në pranga dy persona

Një punonjës 35-vjeçar, ka humbur jetën teksa po priste degët e pemëve në plazhin e Durrësit. I  ka rënë nga koshi i vinçit të punës, teksa po priste degët e pemëve në lagjen 13, ku po kryen punime për ndërtimin e pedonales. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona.

Në pranga është vënë, Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, i cili ishte drejtuesi teknik i firmës, dhe Blerim Margeshi 42-vjeç, i cili ishte drejtuesi i vinçit nga ku u rrëzuar punonjësi që vdiq.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës

Në lidhje me informacionin paraprak të ditës së djeshme, për një shtetas që humbi jetën duke punuar, ju bejmë me dije se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

E. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;

B. M., 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement